Qendra mjedisore “ Eden” zhvilloi një tryezë të rrumbullakët në qytetin e Shkodrës me temë “Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal” ku projekti po zbatohet nga organizatatat e shoqërisë civile mes shteteve fqinje dhe atyre të rajonit.

Ky projekt ka për me qëllim promovimin e vlerave të natyrës dhe mbrojetjen e saj si dhe studimin mbi mundësitë për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në rajonin tonë.

Koordinatorja e këtij projekti Albana Joxhe theksoi se Shqipëria po përballet me një ambient të ndotur si shkak i ndërtimit të Ineceratorëve dhe hidrocentraleve ,

ndaj këto shqëtësime sipas saj rrezikojnë hyrjen e vendit tonë dhe atyre të ballkanit në BE.

Ky projekt tre-vjeçar do të zbatohet në vendet si Shqipëria, Mali i Zi , Maqedonia., Bosnje Hercegovina etj, dhe përfshin trajnimet për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile

për ekonominë e gjelbër, advokimin publik dhe lobimin, pjesëmarrjen në vendimmarrje, monitorimin e politikave publike, menaxhimin e ciklit të projektit, etj