Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës. Një mjet i tonazhit të rëndë ka aksidentuar një vajzë e cila po ecte me biçikletën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit. Shtetasja Arinda Karakaçi ka qenë duke ecur me biçikletën e saj kur papritur është aksidentuar nga mjetiqë po shkonte në drejtim të qytetit.

Menjëherë vajza e re është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës duke marrë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e spitalit. Sipas burimeve shtetasja e aksidentuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka pësuar disa dëme të lehta në këmbën e saj.

Në pamje të parë dukej si një aksident i rëndë për shkak se mjeti i tonazhit të rëndë kishtë zënë nën të biçikletën me të cilën po ecte e aksidentuara por fatmirësisht shtetasja Arinda Karakaçi është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë hetimet paraprake dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën këtë aksident në hyrje të qytetit të Shkodrës. Gjithnjë e më shumë në rrugët e qytetit të Shkodrës shtohet frika e lëvizjes me biçikletë apo edhe e këmbësorëve për shkak të këtyre aksidenteve.

Edhe më përpara ka patur aksidente të ngjashme edhe me jetë njerëzish apo të plagosur rëndë. Numri i shtuar i tyre po kthehet në një shqetësim. Pavarësisht masave të marra nga policia rrugore sërish situata mbetet problematike sa i përket aksidenteve në Shkodër.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE