Disa filma të festivalit “Koha Ecën Shpejt” që organizohet çdo vit në Paris të Francës janë shfaqur në Shkodër. Këto filma me metrazh të shkurtër kanë në fokus barazinë gjinore ndërsa u shfaqën në kuadër të muajit të frankofonisë.

“Ju falenderoj shumë që keni ardhur për këtë promovim të Pranverës së Frankofonisë të 2019. Gjatë një muaji ne do të festojmë gjuhën frënge, frankofoninë por edhe vlerat që ato transmetojnë.

Bashkë me Ambasadën franceze kemi edhe partnerë të tjerë siç është anëtarë të organizatës ndërkombëtare të frankofonisë të cilët festojnë me ne dhe do të na shoqërojnë gjatë gjithë këtij muaji.

Ky muaj i frankofonisë do të jetë kryesisht kinema në të gjithë territorin shqiptar dhe për këtë arsye jemi në Shkodër për të prezantuar një vlerë të rëndësishme të frankofonisë, barazinë gjinore.

Kemi ftuar drejtorin e festivalin të filmit ‘Koha Ecën Shpejt’ i cili do të prezantojë disa filma me tematikë Barazinë Gjinore i cili është një ndër objektivat e zhvillimit të vazhdueshëm, pikërisht objektivi numër i cili është mbështetur nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara”.

I pranishëm në Shkodër ishte edhe drejtori i festivalit të filmit “Koha Ecën Shpejt” duke treguar se në filmat që paraqiten kryesisht trajtohen çështjet qytetare të bazuara më shumë tek barazia gjinore.

“Është një festival i angazhuar në çështjet qytetare. Ne presim 350 filma natyrisht nga shumë vende të ndryshme të cilat trajtojnë probleme të ndryshme qytetare.

Do të flasim për barazinë gjinore dhe nuk është zgjedhur rastësisht por është tema kryesore e pjesës më të madhe të filmave që ne presim çdo vit.

Ky festival organizohet në Paris dhe ne kemi filma me metrazh të shkurtër dhe të gjatë por ne zgjedhim për të përdorur filmat me metrazh të shkurtër me qëllimin pedagogjik me nxënës të niveleve të ndryshme në shkolla. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu për të prezantuar një argument të këtij festivali”.

Muaji i frankofonisë në Shqipëri do të jetë i mbushur me aktivitete të ndryshme një pjesë e të cilave do të jenë edhe në Shkodër.