Ministrja e arismit Besa Shahini e braktisi takimin me studentët në Shkodër.

Ministrja u shoqërua me thirrjet turp turp të studentëve..

Shkak i dështimit të këtij takimi u bë mosdëshira e minsitres Shahini që në takimin e saj me studentët në Shkodër të ishin të pranishme mediat. Studentët nuk pranuan që biseda mes tyre të bëhej pa mediat në sallën e bibliotekës së universitetit.

Studentët e quajtën absurde braktisjen e ministres.
Më herët ministrja Shahini zhvilloi një takim me senatin e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Një kat më sipër ndodheshin studentët e ngujuar.

Në këtë takim ministrja i tha anëtarëve të senatit se ka ardhur për të folur për paktin për universitetin. Sipas burimeve pedagogët e ndërprenë disa herë duke i thënë se studentët kërkojnë shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe që të gjendet mënyrë që të shkojnë në mësim.

Një pedagog i shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar grevës që pritet të pedagogëve të Tiranës. Pas incidentit në Shkodër ku ministrja braktisi takimin ajo bëri edhe një reagim duke thënë se:

“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhet pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjeter kurdoherë”.

Artikulli paraprakBASHA THËRRET BALLSHIOTËT NË PROTESTË: S’KEMI MË MJETE POLITIKE
Artikulli tjetërÇMIMET E PRODUKTEVE USHQIMORE ENDE TË LARTA