Kjo është lagjia “Livade” e cila 5 muaj më parë ishte në prezencën e ujit për shkak të përmbytjeve.

Megjithatë vështirësitë për banorët vazhdojnë edhe tani pas situatës së përmbytjeve ku atyre u duhet që të përballen me mushkonjat dhe insektet e ndryshme të cilat rrezikojnë kryesisht fëmijët nga ndonjë pickim i mundshëm.

Shtimi i insekteve dhe brejtësve që përhapin sëmundjet ngjitëse ka alarmuar banorët. Një prej tyre është Pal Marku.

Ai tregon se në mbrëmje nuk e bëjnë gjumin siç duhet nga prania e shumtë e mushkonjave. Për këtë ata janë të detyruar që të flejnë me dritare të mbyllura në një kohë kur temperaturat jashtë shënojnë rritje të ndjeshme.

Pal Marku thotë se Drejtoria e Shëndetit Publik duhet të kryejë procese të vazhdueshme për dezinfektimin dhe dezinfektimin e zonës në fjalë për shkak se mbledh insekte të shumta prania e kolektorit të ujrave të zeza në këtë lagje.

Ditët e fundit zona e Livadeve është vërshuar nga mushkonjat nga pickimi it ë cilave po vuajnë më së shumti fëmijët.Mjafton që të përshkosh këtë rrugë dhe aroma kundërmuese ndihet nga larg.

Në shtimin e numrit të tyre,duket se ka ndikuar edhe temperatura relativisht të larta

 

Artikulli paraprakTJETËR LËKUNDJE TËRMETI, SIZMIOLOGËT: DERI TANI JANË REGJISTRUAR 50 LËKUNDJE
Artikulli tjetërSHKODRA, QYTET PA BANJO PUBLIKE