Tri bandat muzikore të ushtrive shqiptare, malazeze dhe Britanisë së Madhe e kanë ardhur me koncertin përmbyllës në pedonalen “Kolë Idromeno”.

Në praninë e dy ministrave të mbrojtjes, Olta Xhaçka e Shqipërisë dhe Pedrag Boshkoviç i Malit të Zi banda e përbashkët muzikore performuan disa prej pjesëve më të njohura.

Ministrja Olta Xhaçka në fund të koncertit tha se kjo bandë muzikore tregon se kur vendet bëhen bashkë arrijnë gjëra të mëdha.

Ministri i Mbrojtjes në Malin e Zi Pedrag Boshkoviç u shpreh se ky koncert ishte një tjetër mundësi për të treguar marrëdhëniet e mira mes shteteve.

“Fillimisht dua të falenderoj ministren Xhaçka për ftesën në këtë aktivitet. Ishte një mundësi më shumë për të provuar se vendet tona kanë një marrëdhënie të mirë dhe sot na

u dha shansi për t’u bashkuar në këtë koncert me tri banda ushtarake dhe shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi dhe sigurisht që ne kemi shumë për të bërë sëbashku në të ardhmen

dhe tani jemi sëbashku në NATO dhe natyrisht që Shqipëria dhe Mali Zi sjellin stabilitet në rajon dhe sëbashku sërish jemi duke u përpjekur që të jemi pjesë e bashkimit Europian në të ardhmen. Edhe njëherë faleminderit zonja ministre”.

Ky bashkim mes bandave muzikore ushtarake të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Britanisë së Madhe erdhi pas stërvitjes së përbashkët “Albania Lion 2018”.