NË TREGJET ME PAKICË, RËNIA E PAPËRFILLSHME. Pikat e shitjes me pakicë të karburanteve ne qytetin e shkodres kanë ulur keto dite çmimin e naftës nga 5 deri ne 6 leke per liter ndryshe nga sa u deklarua pak dite me pare ku cmimi i saj do te binte me te pakten 10 ose 12 leke.Ulja e çmimeve në tregun vendas, teksa preku fundin në bursat ndërkombëtare ka qenë e vonuar, ndërkohë që Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të hidrokarbureve në botë.

Në pikat e shitjes me pakicë ne hyrje te qytetit , një litër nafte tashem shitet me 172 lekë, nga 178 lekë qe ishte më parë, ndersa benzina me 172 lekë, nga 180 lekë qe trgtohej me daten 15 gusht . Ne krahasim me inspektimin e kameras tone para dy javesh ulja eshte thuajse e paperfillshme.Në krahun tjetër, ulja e çmimeve në tregun vendas, teksa preku fundin në bursat nderkombëtare ka qenë e vonuar. Rënia e çmimit të naftës në pikat e shitjes me pakicë në vend, nuk ndryshoi pozicionin e Shqipërisë tek “Fuel Prices Europe”, e cila publikon në bazë ditore çmimin e shitjes me pakicë të produkteve hidrokarbure në të gjitha vendet e Evropës.Ndërsa çmimi i naftës prej javësh shënon rënie të dukshme në tregjet ndërkombëtare, ulja u reflektua me mjaft vonesë ne metropolin verior. Kompanitë jashte kameras shprehen në vazhdimësi se nuk janë në gjendje të pasqyrojnë menjëherë luhatjet e çmimit në tregje ndërkombëtare për shkak se operojnë përmes rezervave ndersa nga ana tjeter qytetaret shkodrane vazhdojne te jene te shqtetsuar nga shifrat stratosferike te karburanteve ne Shkoder.Sipas drejtuesve te mjeteve pervec cmimit alarmant sasia dhe cilesia qe ofrohet eshte larg standarteve europiane.

Artikulli paraprakVAZHDON DITA E DYTË E PROJEKTIT PËR MBETJET E NGURTA
Artikulli tjetërVLORË-BRINDISI, TRAFIK DROHE NGA AJRI ME AVION TË LEHTË