Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës ishte njoftuar në orën 11 por sic është bërë zakon mbledhja nisi me 30 minuta vonëse.

Këshilltarët e pranishëm pritën ardhjen e një të vetmi ndërsa kjo gjë solli reagimin e kryetarit të këshillit Xhemal Bushati i cili u kujtoi këshilltarëve se kanë detyrime ndaj qytetarëve.

Ndonese pjese te rendit te dites ne mbledhjen keshillit Bashkiak ishin 4 pika te rendit te dites, pjesa me e madhe e kohes iu dedikua projekt vendimit për propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Shkurt 2019 e cila u miratua pas shumë debatesh.

Këshilltarët kërkuan nga ana e administratës së bashkisë që të mos i sorollasin qytetarët për të marr 20 mijë lek të vjetra ndihmë ekonomike

Më pas ka reaguar drejtori i ndihmës ekonomike në bashkinë Shkodër Shkëlzen Mustafaraj i cili ndërsa replikoi më këshilltarin Sokol Lekaj tha se sistemi është elektronik direkt nga qendra dhe nuk është përgjegjësia e administartës së bashkisë për vonesat që ndodhin për tërheqjen e ndihmës ekonomike nga ana e qytetarëve

Në fund këshilltarët miratuan të katër pikat e rendit të ditës