Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për vrasje.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, kapet dhe ndalohet në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: N. L., 55 vjeç, banues në Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T. B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.

Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Ky shtetas do i dorëzohet shërbimeve të D. V. P. Kukës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET PËR VDEKJE ÇIFTI SHQIPTAR NË SHBA, KOLEGËT: DËSHIRA E FUNDIT ISHTE TË PREHESHIN NË VENDLINDJE
Artikulli tjetërA DO T’I DORËZOJNË ÇELËSAT E ZYRAVE? BASHA MBLEDH KRYEBASHKIAKËT E DJATHTË NË SELINË BLU