Volejbollistët e shekullit të Vllaznisë për meshkuj dhe femra bashkë me trajnerët e shekullit janë nderuar nga bashkia Shkodër në 100-vjetorin e themelimit të Vllaznisë. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se kjo histori e shumë emrave duhet dokumentuar.
Trajneri më i mirë i shekullit në volejboll për femra u shpall Vehbi Sulejmani ndërsa tek meshkujt Mark Grimci dhe Artan Kalaja.

Hyrije Shkëmbi, Bukurije Alibali, Çiljeta Toska, Alda Kaçurri, Nora Deda, Valbona Quku, Fausta Toska, Kristina Nikolli, Klavia Petëza, Shqipe Molla ndërsa tek meshkujt më të mirët u shpallën Ali Bushati, Luigjino Mjeda, Gjon Çoba, Viktor Jubani, Mark Kroqi, Besnik Lisha, Aleksandër Leqejza, Ditmir Rrashketa dhe Anton Qafarena një pjesë prej të cilëve tregojnë emocionet.

Këto emra që u nderuan por edhe shumë të tjerë i dhanë shumë Vllaznisë duke ngritur lart emrin e këtij klubi dhe duke fituar shumë trofe e duke kontribuar për vite me radhë në rritjen e volejbollit shkodran.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA HUMB 74-91 NDAJ AKADEMIK NË BALKAN LIGË
Artikulli tjetërSHORTI PËR ANËTARËT E KED, META: TANI, E RËNDËSISHME MBETET VEPRIMTARIA PLOTËSISHT TRANSPARENTE