I zhvilluar prej vitesh, problemi i hedhjes së mbetjeve ka marrë të tjera përmasa vitet e fundit, duke bërë që sipërfaqja e ndotur të zgjerohet edhe me tej e madje te ndikoje edhe ne ndryshimin e shtratit te lumit Kir. Disa herë banorë të zonës kanë bërë përgjegjëse të ndotjes bashkinë Shkodër për shkak të keqmenaxhimit të situatës mjedisore por serish gjendja vijon të jetë problematike.

Grumbuj të pafundëm mbeturinash kanë zaptuar një pjesë të madhe të bregut të lumit Kir por edhe më gjërë. Një gjatësi e konsiderueshme ndodhet e mbushur plot me mbetje të cilat hidhen aty pa kriter dhe pastrohen shumë rrallë duke rritur kështu ndjeshëm ndotjen.

E gjithë ajo sasi e mbetjeve që hidhet aty pa u shqetësuar nga askush përfundon më pas në ujërat e lumit Kir jo vetëm duke e ndotur tej masë atë por duke sjellë edhe probleme të tjera. Një prej shkaqeve që ka ndikuar në devijime të ndryshme të atij lumi, sipas edhe specialistëve të fushës janë edhe mbeturinat që përfundojnë në rrjedhën e lumit Kir. Edhe pse disa herë është bërë thirrje që të mos hidhen aty por edhe të pastrohen diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo situatë përsëritet çdo ditë.

Në gjithë këto vite aksionet për pastrimin e tij kanë qenë shumë të pakta krahasuar me nevojën që ka.

Artikulli paraprakVDEKJA E NËNËS SË KRYEMINISTRIT! ILIR META NGUSHËLLON FAMILJEN RAMA
Artikulli tjetërSHERR NË NJË LOKAL NË SHKODËR, PLAGOSET ME THIKË NJË PERSON