Kjo pamje që shihni është një sfidë e përditshme për cdo fëmijë në këtë zonë që për fat te keq mund të përfundojë nën gomat e automjeteve.Siguria në rrugë vazhdon që të jetë kërcënim për jetën e çdo qytetari, sidomos për fëmijët.

Nga një vëzhgim i bërë nga Star Plus në këtë zonë konstatojmë se mungojnë sinjalistika horizontale e vertikale, kufizuesit e shpejtësisë të cilët bëhën shkak për aksidente.Në rrugën përballë shkollës “Frederik Gjoni” ne Berdice rrezikshmëria është tepër e lartë .

Kjo rrugë është e një rëndësie të vecantë pasi lidh Shkodrën me shumë zona të nënshkodrës bashkë me atë turistike Velipojën, ndaj është e pakuptimtë se përse institucionet tregohen indiferenete kur kemi të bëjmë me jetë njerëzishMes shumë problematikave kësaj i bashkangjitet edhe mungesa e kapakëve të pusetave të cilat qëndrojnë të hapura dhe ndodhen vetëm pak metra larg ambjentit të shkollës

Ndërkohë edhe shkollën 9-vjecare “Isuf Tabaku” në lagjen Ajasem fëmijët përballen çdo ditë me rrezikun e incidenteve apo aksidenteve automobilistike, si pasojë e kësaj mungese sinjalizuese.

Në këto shkolla normalisht që ka mungesë të theksuar të sinjalistikës por dhe afërsia e këtyre institucioneve me rrugën është shumë e madhe. Nga vëzhzhgimi i bërë pjesa dërmuese e shkollave fillore e nënte vjeçare në Shkodër janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të qarkullimit rrugor.