Si asnjëherë më parë vjeshta ka qenë sezoni më i vështirë për shërbimin Zjarrëfikës këtu në qytetin e Shkodrës. Vetëm gjatë muajit Shtator janë shënuar 136 vatra zjari ndërsa gjatë Tetorit 89 raste .

Gjithashtu Shërbimi Zjarrëfikës ka bërë të mundur furnizmin me ujë të pijshëm në fshatrat e Njësisë Rrethina të cilët prej muajsh vujnë mungesën e ujit.

Në fokus të shërbimit Zjarrëfikës janë dhe shkollat të cilat në këtë periudhë kërkojnë një vëmendje të veqantë nga ky institucion.

Ndër të tjera Drejtori Dibra ve në dukje fenomenin e djegies së mbeturinave i cili ndodh shpesh herë kryesisht në lagjen Skërnderbeg të Shkodrës. Ndaj Dibra apelon qytetarët të mos kryejnë veprime të tilla pasi mund të rezultojnë në pasoja të rënda.