Artistja Blerta Hoçia ka zhvilluar një bisedë në muzeun kombëtar të fotografisë me titull “Arkiva Marubi dhe eksperienca të tjera”. Blerta Hoçia në 2017-ën ka hapur ekspozitën e saj “Rroftë” në muzeun Marubi që lidhet pikërisht me praninë e turmave dhe anonimatin e tyre se si ata mbështesin gjithmonë një lider pavarësisht kohrave, e nxitur edhe pas punës së saj si fotografe e kryeministrit Edi Rama.

Hoçia këtë bisedë në Shkodër e zhvilloi pikërisht rreth ekspozitës së saj “Rroftë” por edhe si vazhdimësi e ekspozitës në Kosovë vitin e kaluar me titull “A i kujtohem unë vetes” që lidhet sërish me turmat por edhe pas punës së saj si përgjegjëse e arkivës në muzeun Marubi

Hoçia e quan veten me fat që punoi në muzeun “Marubi” si përgjegjëse e arkivës
Ekspozitat dhe puna kërkimore e artistet Blerta Hoçia kanë si qëllim të nxjerrin në pah një përbërës të rëndësishëm në zhvillimin e historisë së çdo shoqëria siç janë turmat në raport

kjo me ndikimin e tyre në momente të veçanta të historisë së Shqipërisë. Në bisedën e saj janë prekur edhe kërkime të tjera në arkiva ku Hoçia risolli materialin arkivor në forma të ndryshme të interpretimit e ekspozimit, duke përdorur imazhin si një pikënisje për rrëfimin e historive që përbëjnë kujtesën tonë kolektive.