Në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita “Dedë Jakova”, kushtuar këtij fotografi shkodran i cili fiksoi një sërë personazhesh e ngjarjesh të ndryshme historike. Drejtori i muzeut “Marubi” Luçian Bedeni vlerëson figurën e fotografit Dedë Jakova dhe kontributin e tij.

Kuratori i ekspozitës, Lekë Gjeloshi shprehet se fotografi Dedë Jakova përjetoi dy momente të forta historike të cilat i ka përcjellë përmes fotografive.

Dedë Jakova është një prej emrave më të rëndësishëm të fotografisë shqiptare që renditet sëbashku me Marubët dhe fotografë të tjerë të njohur që falë tyre trashëgojmë sot ato imazhe me një peshë historike, ngjarje e personazhe por edhe një pjesë kryesore të identitetit tonë kombëtar.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGËT E NGUSHTA PROBLEM PËR ZJARRËFIKËSEN
Artikulli tjetërKRYEMADHI: VETËM ME ARSIM CILËSOR MUND TË SIGUROJMË PUNË TË MIRËPAGUARA PËR BREZIN E RI