Të lëvizje sot nëpër rrugët e Shkodrës ishte tepër e vëshirë.

Bora ka pushuar mirëpo ka lënë pas ngricat të cilat krijuan një terren rrëshqitës duke sjellë probleme serioze në lëvizjen e qytetarëve.

Prania e ngricave vështirësoi qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve ndëkohë nevojitej kriposja dhe hedhja e skorieve në akset rrugore dhe përgjatë trotuareve ku ka mbipopullim për shkak të lëvizjes së këmbësorëvë .

Në të gjitha rrugët ishte vëshirësi lëvizja mëngjesin e sotëm ndërsa policia ka këshilluar drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm për shkak të pranisë së ngricave.

Sipas sherbimit të urgjencës në Spitalin e Shkorës dhe në Poliklinikën e qytetit janë dërguar që nga ora 6 e mëngjesit disa persona me fraktura të cilët kanë rrëshqitur.

Sipas Policisë Rrugore, akset kryesore janë të qarkullueshme, por problem mbeten rrugët brenda qytetit, ku ka vështirësi në qarkullim dhe rrezik për çiklistët, motoçiklistët, apo edhe këmbësorët.