Ne Shkoder eshte inaguruar një memorial në përkujtim të brezave qe vuajten persekucionin komunist.

Ky ështe memoriali i parë, i kesaj madhësie dhe rëndësie i ndërtuar në Shkodër dhe Shqipëri.Ne ceremoni ka marre pjese dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Memoriali eshte zbuluar ngatre ish te persekutuar politike ndersa ne hollin e Bashkise Shkoder eshte zhvillur dhe ceremonia perkatese .

Kryetarja e bashkise Voltana Ademi ka theksuar se 20 Maj 2019 ! Shkodra përjetëson heronjtë e saj, vendos në vendin e merituar prej dekadash, sakrificën e mijëra qytetarëve të vet në përballjen me diktaturën komuniste!”

“Bashkia Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me te persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe donatorë të huaj, kanë punuar prej disa vitesh e më në fund e realizuam. Është një kryevepër memoriale, e që pasqyron në veper realitetin e vuajtjes së intelektualeve, klerikëve, të rinjve, burrave grave, nënave e familjeve tona, që vuajtën, u vranë e u interrnuan. Unë kam emocion që më në fund arrijmë ta realizojmë”,.