Bashkia Shkodër ka ngarkuar 5 kryetarët e rajoneve të qytetit për të drejtuar grupet për lirimin e hapësirave publike. Sëbashku me policinë bashkiake dhe përfaqësues të drejtorisë së tatimeve ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe largimin e tregtarëve ambulant.

Kryetari i rajonit 2 Gëzim Kraja tregon për ditën e parë të aksionit.Ditët e para thotë Kraja priten që të shoqërohen me vështirësi gjatë aksioneve për lirimin e hapësirave publike në trotuaret e Shkodrës.Para pak ditësh drejtori i të ardhurave në bashkinë Shkodër Blendi Gjylbegaj paralajmëroi aksionin për lirimin e hapësirave publike në trotuaret dhe rrugët e qytetit, aksion i cili pritet që të vijojë pa ndërprerje.

PUBLICITET