Universiteti i Shkodrës si shumë instuticione të tjera ka nisur dezinfektimin e të gjitha mjediseve duke shfrytëzuar këto ditë të pushimit edhe në arsim si masë parandaluese ndaj koronavirusit. Rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi tregon për masat që janë marrë.

Procesi mësimor që për momentin është i pezulluar do të diskutohet në mbledhjet e mëvonshme të senatit dhe dekanët e fakulteteve se si do të zëvendësohet ashtu siç u bë me ditët e zëvëndësuara të mësimit pas tërmetit.

Kurdo që të vendoset të rinisë procesi mësimor, rektori Bekteshi thotë se universiteti i Shkodrës është gati për të ofruar kushtet maksimale të sigurisë qoftë për studentët por edhe pedagogët.

Të gjitha godinat e universitetit do të dezinfektohen ndërsa këto ndërtesa janë në gjendje optimale dhe nuk ka ndonjë problematikë.