Ka nisur puna për censusin e shpendëve në qarkun Shkodër në të gjitha zonat ku strehohen dhe shumohen shpendët dimëror.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkunim me oragnizatën NatyrAL 2000 kanë filluar censusin e zogjve në të gjithë liqenin e Shkodrës dhe jo vetëm.

Age Martini, përfaqësuese e administratës së Zonave të Mbrojtura në qarkun Shkodër thotë se pjesë e këtij projekti janë ekspertë shqiptarë dhe të huaj dhe se ky projekt ashtu si çdo vit do të shtrihet në të gjitha zonat kryesore të qarkut verior.

Ndërkohë, përfaqëusesi i Shoqata Ornitologjike të Shqipërisë Erald Zeko shprehet se censusi i shpendëve dimëror është një projekt me interes kombëtar por jo vetëm.

Censusi i zogjve do të realizohet deri më 13 janar, për t’u finalizuar me një pasqyrë të situatës së shpendëve të ujit në vendin tonë, brenda muajit shkurt.

Këtë vit, risi është shtimi i 6 ëebsiteve të reja, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen procesit të monitorimit dhe numërimit të shpendëve.

Artikulli paraprakPOLICIA, DREJTORI BUSHATI: KEMI FITUAR BETEJA ME KRIMIN
Artikulli tjetërM.MADHE, MARINAJ: E PAMUNDUR PËR TË HAPUR BOGË-QAFË THORE