Ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore e cila do të zgjasë deri në datën 30 shator. Ministria e Arsimit ka vendosur që kjo shpërndarje të kryhet në dy faza.

Ndërkohë këtë vit janë thjeshtuar dhe procedurat për personat që përfitojnë ndihmën ekonomike, pasi nuk do të ketë më rimbursim, e gjithë kostoja do të mbulohet nga shteti.

Kështu nxesësit do të mund ti marrin librat pranë shkollave përkatëse, pa qenë nevoja të paguajnë.

Personat përfitues te ndihmës ekonomike do të sjellin pranë shkollave dokumentacionin vërtetues.

Ndërkohë faza e dytë përfshin kategorinë nga klasa e parë deri në të katërt të cilët do ti marrin librat falas pranë shkollave përkatëse.

Të tjerët do kenë mundesi që ti marrin librat pranë pikave të shitjeve . në fund të vitit shkollor, drejtorët e shkollave dhe komisionet që do të ngrihen pranë tyre do të bëjnë vlerësimin e teksteve që janë përdorur.

Nëse ata nuk e dorëzojnë tekstin, ose e kanë keqpërdorur, atëherë do ta paguajnë tekstin sipas çmimit që është në katalogun e teksteve shkollore.