Një 28 vjeçar është viktima më e re e koronavirusit në qytetin e Shkodrës. Ai punonte si elektriçist.

Lajmi konfirmohet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Shkodrës.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve U prehtë në paqe”