Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës . Mjeti tip Ford me targa AA 368 RA në pronësi të shtetases më iniciale A L ishte i parkuar pranë banesës në rrugën ” Qemal Draçini” .

Burime nga vëndi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qënë i qëllimshëm . Mjeti më parë është spërkatur me lendë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që akoma janë pa autor .

Artikulli paraprakATENTAT NË TIRANË, DYSHOHET SE ËSHTË PLAGOSUR PRONARI I NJË PIKE BASTESH
Artikulli tjetërFSHATI I MITROVICËS KU JETON VETËM NJË PERSON ME 300 DHITË E TIJ