“Një jetë për fe dhe atdhe” është libri i promovuar kushtuar At Vinçens Prennushit, në 70-vjetorin e vdekjes së tij.

Ky libër i risjellë nga autori Alfred Çapaliku u promovua tek Kisha e Motrave Stigmatine në Shkodër.

Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angleo Massafra shfrytëzoi këtë moment për të dhënë një tjetër mesazh për gjetjen e paqes dhe shuarjen e konflikteve politike në Shqipëri.

Nipi i At Viçens Prennushit, Robert Prennushi shprehet se, xhaxhai i tij i cili është shpallur martir nga Vatikani punoi për fe dhe atdhe.

Vetë autori Alfred Çapaliku tregon arsyet që risolli për të dytën herë këtë libër..

Gjatë këtij aktiviteti u shfaq edhe një dokumentar mbi jetën dhe veprimtarinë e At Viçens Prennushit.