Shtatë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në qarkun Shkodoër nga Ministria e Shëndetësisë në deklaratën e saj të fundit. Rastet e reja janë shënuar katër në bashkinë Shkodër, dy në bashkinë Pukë dhe një rast tjetër pozitiv ne bashkinë Malësi e Madhe.

Ndërkohë ëshët shënuar edhe një tjetër viktimë. Bëhet fjalë për një të moshuar 76-vjeçare e cila vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Në total, numri i viktimave ka arritur në 32 në të gjithë qarkun.

Deri më tani, numri i të infektuarve aktivë me koronavirus është 238 nga 591 të prekur në total. Aktualisht, 236 është numri i personave të cilët janë të izoluar në banesa, pasi gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme ndërsa dy të tjerë janë të hospitalizuar në Tiranë.

Bashkitë më të prekura nga virusi COVID-19 në të gjithë qarkun mbeten bashkia Shkdoër dhe ajo Malësi e Madhe ku ka një numër të lartë të personave të infektuar. Në ditën e fundit nuk ka patur as persona të shëruar nga ky infeksion, duke e lënë të pandryshuar numrin e të rikuperuarve.

Institucionet përgjegjëse në Shkodër vijojnë kontrollet në subjektete tregtare për zbatimin e protokollit të sigurisë në kaudër të masave antiCOVID që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë.