Dy dëgjesat publike për planin lokal për veprimin e zhurmave në mjedis dhe dëgjesa tjetër për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 të bashkisë Shkodër kanë dështuar.

Edhe këtë radhë ashtu siç ka po ndodh thuajse çdo herë dëgjesat publike kanë dështuar duke mos u zhvilluar.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj tregoi për planin e bashkisë dhe masat e parashikuara për të minimizuar zhurmat në qytet si një shqetësim për qytetarët.

Nga ana tjetër nënkryetarja e bashkisë Emilia Koliqi foli për dëgjesën tjetër e parashikuar për 29 programet e buxhetit afatmesëm 2020-2022.

Tashmë dështimi i dëgjesave publike në bashkinë Shkodër është kthyer në diçka të zakonshme. Dështimi i këtyre dëgjesave të rëndësishme natyrshëm që më pas ka ndikim në momentin kur këto plane nisin të zbatohen duke qenë se pjesa më e madhe nuk e japin mendimin e tyre.