Nata e fundit e festivalit teatror të të rinjve përfundoi mes lotësh dhe debatesh. Menjëherë pasi juria vlerësoi “Oso Kukën” si shkollën me

interpretimin më të mirë në festival, mësuesit e shkollave të mesme “28 Nëntori” dhe “Jordan Misja” boshatisën sallën e teatrit “Migjeni” në shenjë revolte, një veprim ky që u shoqërua edhe nga nxënësit.

“Zonja Myler duhet të ikë” ishte drama e cila bëri fitues nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka”. Regjizorja e shfaqjes Merita Smaja u shpreh se çmimet modeste nuk janë më të rëndësishme pjesëmarrja në festival.

Nxënësit e shkollës “Oso Kuka” tregojnë edhe emocionet e para të fitores.
Ndërkohë, nxënësit e shkollës së mesme “Jordan Misja” mbyllen konkurimin ne kete festival duke vunë në skenë komedinë “Shën Gjon Kryepremi” e cila solli nota humori tek publiku shkodran.