Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Familjes”, Bashkia Shkodër organizoi në pedonalen “Kolë Idromeno” panairin me moton “Së bashku Për familjen” në të cilin u prezantuan shërbimet shoqërore të cilat ofrohen në qendrat komunitare “Për Familjen” të shtrira në territorin e kësaj bashkie.

Në panair moren pjese edhe organizata të shoqërisë civile të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe fuqizim të familjes, si Gruaja te Gruaja, Shprese për Botën, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve.

Aktivitetet promocionale dhe sensibilizuese u shoqëruan me shpërndarjen e materiale informuese dhe me lojëra psiko-sociale për fëmijët. Një koncert u zhvillua me pjemarrjen e fëmijëvë nga qendra Multifunksionale “Për Familjen” në kuadër të projektit Reload. Panairi do të vazhdojë prezantimin e shërbimeve edhe në ditët në vazhdim më pjesëmarrjen dhe bashkëpunim edhe të organizata të shoqërisë civili aktive në territor.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTË DHE PEDAGOGË DHUROJNË GJAK
Artikulli tjetërNIS REHABILITIMI I ARGJINATURËS PENTAR-LUARZ