POLICIA VENDORE E SHKODRËS KA VËNË NË PRANGA NJË PERSON I CILI ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM PAS GJYKATA E SHKALLËS SË PARË NË DIBËR E KA DËNUAR ME DY VITE BURG.

POLICIA E SHKODRËS KA NDALUAR SHTETASIN MIRSAD PEPA, 28 VJEÇ BANUES NË SHKODËR. POLICIA VENDORE NË NJOFTIMIN E SAJ TREGON SE INFORMACIONET JANË MARRË NË RRUGË POLICORE DUKE LOKALIZUAR DHE NDALUAR SHTETASIN NË KËRKIM MIRSAD PEPA.

28 VJEÇARI QË NË SHKUR TË 2018-ës ËSHTË DËNUAR NGA GJYKATA E DIBRËS PËR VEPRËN PENALE “MBAJTJE PA LEJE DHE PRODHIM I ARMËVE SHPËRTHYESE DHE MUNICIONIT”.

NDALIMI I TIJ U BË PËR LLOGARIT TË POLICISË SË DIBRËS NDËRSA NË SHKODËR VIJON PUNA PËR KAPJEN E PERSONAVE QË JANË NË KËRKIM.