Shkolla e mesme teknologjike “Hamdi Bushati” në Shkodër, ka zhvilluar “Panairin e Stilit” nga katër grupe të drejtimit Tekstil-Konfesion.

Ky panair u organizua në kuadër të javës së Pavarësisë. Në këtë aktivitet u prezantuan punime të nxënësve të të gjitha klasave. Jesmina Lumanaj, drejtore e kësaj shkolle shprehet se nxënësit janë angazhuar për zhvillimin e këtij aktiviteti.

Lumanaj bën me dije se me përfundimin e festave të nëntorit, nxënënësit do organizohen për panairin e festave të fundvitit.

Për shkak të degëve profesionale që ofron shkolla “Hamdi Bushati”, nxënësit herë pas herë kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe profesionale, një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë që drejtohen në shkollat e arsimit profesional.

 

Artikulli paraprakMEDRESEJA E DJEMVE, AKTIVITET PËR FESTAT E NËNTORIT
Artikulli tjetërQYTETARI I AKUZUAR: MË DHUNOI POLICIA