Këto janë pamjet e frikshme të xhamave që bien nga lartësia nga pallati në afërsi të lagjes Rus. Në momentin e rënies së xhamit dhjetra qytetarë po shijonin kafen e pasditës poshtë ndërsa dhjetra të tjerë ishin duke kaluar.

Në mbledhjen e 19 qershorit në këshillin bashkiak antarja Mirela Mataj e ngriti këtë shqetësim. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi iu përgjigj duke i thënë se të nesërmen do dërgonte një grup pune.

Pavarësisht këtij premtimi asnjë masë nuk është marrë.

Pas përsëritjes së rënies së xhamit anëtarja e këshillit bashkiak Mirela Mataj, njëkohësh pjesë e atij komuniteti për shkak të një subjekti

që ka tek ai pallat shprehet se rënia e xhamava është e frikshme ndërsa kryebashkiakja s’ka dërguar asnjë grup ndryshe nga sa premtoi.

Tashmë kanë mbetur edhe 42 xhama për të rënë sepse 30 prej tyre kanë përfunduar poshtë duke rrezikuar qytetarët.

Kështu të gjithë ata që punojnë dhe kalojnë aty do të përjetojnë edhe 42 momente të rrezikshme.

 

Artikulli paraprakPROTESTOI NDAJ RAMËS, PROCEDOHET KREU I FRPD
Artikulli tjetërAMBULANTËT E VELIPOJËS PROTESTË PËRPARA BASHKISË