Disa vite më parë ra simboli i Shkodrës ku u hoq busti i “5 heronjve” nga qendra e qytetit për ta zëvëndësuar atë me një shatërvan. Ndërkohë edhe busti i heroit të popullit Vaso Kadia është hequr nga lulishta që mban emrin e tij e cila ndodhet në afërsi të dollarit në qytetin e Shkodrës.

Heqja e këtij busti është bërë kohët e fundit në kohën kur nisi rikonstruksioni i lulishtes nga bashkia e Shkodrës. Ky veprim për heqjen e bustit të Vaso Kadisë ka indinjuar organizatën e veteranëve të Lëvizës Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare të cilët kanë reaguar me anë të një deklarate për mediat

Llazani shprehet se do ti drejtohet organeve kompetente për të rikthyer bustin e Vaso Kadisë në këtë vend

Një prej pjesmarrësve në demonstratë është Burhan Bushati, njëherësh kreu i shoqatës së familjeve të dëshmorëvë dhe thotë se ky veprim na ka indinjuar pa masë

Demonstrata e vitit 1942 ishte demonstrata a parë e përgjakshme më e madhe e këtij lloji , ku u plagosën dhjetra vetë mes tyre 12 femra. Ndërkohë Vaso Kadia ra dëshmor në këtë demonstratë dhe busti i tij do të inaugurohej në vitin 1969 në vendin ku ndodhi përleshja me fashistët