Partia Demokratike e Shkodrës ka mbajtur Kuvendin e degës dhe më pas procesin zgjedhor për kryetar partie mes kandidatëve Ramiz Çobaj dhe Xhevdet Amuli. Në fjalën e tij i deleguari në Shkodër Flamur Noka tha se nga Shkodra demokratët presin shumë.

Noka njëkohësh edhe deputet në parlament hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Në total në këtë proces zgjedhor në PD Shkodër janë me të drejtë vote 568 anëtar. Emrat e kandidatëve Ramiz Çobaj dhe Xhevdet Amuli janë zyrtarizuar mbrëmjen e 30 nëntorit, një ditë para procesit të votimit.