Bizneset gjatë periudhës janar – korrik kanë pasur mundësi të deklarojnë të ardhurat e tyre.

Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve ne Shkoder bëjnë me dije se aktualisht për shtatë mujorin e parë janë arkëtuar 38 milion lekë të reja nga detyrimi dhe likuidimi I biznesit.

Ndërkohë krahasuar me te njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo vlerë është e lartë, pasi vitin e kaluar shifra ishte në masën 30 milion të reja, një rritje kjo në masën 26% përqind, nga 7% që ka qenë e planifikuar.

Sipas pretendimeve të drejtorisë rajonale të tatimeve në shkodër kjo është një shifër e kënaqshme për të ardhurat e vendit tonë.

Pasi nga viti në vit shikohet një rritje e konsiderueshme . ndërkohë vlen të përmendet fakti që ka pasur një pjesëmarrje në masën 100 përqind nga vetë bizneset për të paraqitur të ardhurat e tyre pranë instancave përkatëse.

Ndërkohë Të gjithë individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Sqarojmë se pavarësisht nga koha kur kryhet pagesa e dividendëve për përfituesit, pagesa e tatimit mbi dividentin është detyrim i pavarur nga fakti nëse është bërë ose jo shpërndarja e tij.

Mosrespektimi i këtij afati është i dënueshëm administrativisht, sipas penaliteteve të zbatueshme bazuar në ligj.