Shkodra do të bëhej qyteti i parë në Shqipëri ku një bust i diktatorit Enver Hoxha do të rrëzohej.

13 dhjetori i 1990-ës ishte dita kur një grup shkodranësh mposhtën frikën e kohës dhe e rrëzuan bustin. Sot pas 26 vitesh, lëvizja e 13-dhjetorit vendosi kurora me lule në lapidarian përballë Bashkisë Shkodër. Kurora me lule janë vendosur edhe tek dëshmorët e 2 prillit. Një prej organizatorëve Luigj Curri tregon se si rrodhën ngjarjet e asaj dite të 13 dhjetorit. Curri renditet pas 26 vitesh mes të zhgënjyerve. Gjatë ceremonisë që u zhvillua në përkujtim të 13 dhjetorit 1990, janë risjellë në vemendje ato momente të vështira që kontribuan për të sjellë demokracinë në Shqipëri.