Është përmbyllur në Shkodër kupa në çiklizëm “Agim Tafili”. Edhe në etapën e dytë Vllaznia ka bërë një paraqitje të mirë në tri prej kategorive, kadetët, junior dhe U-23.

Pas etapës së parë Tiranë-Shkodër etapa e dytë ishte në itinerarin Shkodër-Gomsiqe-Shkodër. Ka qenë një garë me rivalitet në të gjitha kategoritë. Çiklistët e Vllaznisë këtë radhë kanë arritur që të nderojnë emrin e madh të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar Agim Tafili për nder të cilit zhvillohet kjo kupë.

Trajneri Leonat Kola dhe çiklisti fitues i Vllaznisë Bruno Kola shprehën të kënaqur me rezultatin e arritur.

Në përfundim të kupës “Agim Tafili” u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e dhënies së çmimeve të para. Kështu për kadetët vendin e parë e mori Anesti Dhimitri, të dytin Nur Mullalli të Skenderbeut dhe i treti Mateo Bala i Vllaznisë.

Për kategorinë xhunjor i pari doli Dhimitër Dholla i Vllaznisë, i dyti Ilia Çota i Skenderbeut dhe i treto Gjergj Zefi i Vllaznisë. Për U-23 tre vendet e para i takojnë çiklistëve të Vllaznisë Bruno Kola, Astrit Kronaj dhe Marçelino Kola.

Në kategorinë Elitë i pari doli Besmir Banushi dhe i dyti Olsion Veliaj të Tiranës ndërsa në vend të tretë u rendit Geri Buzi i Apolonisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONCERTI “SIPARANTUM” TEK FRANÇESKANËT
Artikulli tjetërVOLEJBOLL MESHKUJ, VLLAZNIA HUMB NDESHJEN E PARË FINALE