Ka përfunduar regjistrimi i mjeteve lundruese në qytetin e Shkodrës. Regjistrimi i tyre është bërë pranë Shoqatës së Menaxhimit të Peshkimit gjatë muajve Tetor-Nëntor.

Arjan Çinari, kryetar i shoqatës së Menaxhimit të Pershkimit shprehet se do të targohen 210 varka që i përkasin peshkatarëve profesionistë. Ndërkohë i bën thirrje peshkatarëve amatorë të largojnë varkat e tyre nga bregu i liqenit.

Me anë të këtij regjistrimi, të gjithë peshkatarët do të pajisen me 2 vula. Në bashkëpunim me Policinë Rajonale Shkodër, do të bëhet paisja me vulën e peshkimit dhe vulën kufitare, bën me dije Çinari.

Për afro 200 familje, kryesisht nga pika turistike e Shirokës dhe Zogajve, Liqeni i Shkodrës shërben si burim kryesor të ardhurash.