STATISTIKAT PARAQESIN NJE SITUATA ALARMANTE PER KETE FENOMEN QE PO DEMTON GRATE SHQIPTARE. Ne Shkoder ky 8 Mars eshte pergjakuar.

Duke nisur qe te shtunen ne mbremje ku mbeti e vrare nje 19 vjecare, por tragjedia perfshin nje familje ne Qarkun e Shkodres, ku burri per motive xhelozie, vret gruan 30 vjecare. Faktikisht edhe ne baze te statistitikaveDhuna ndaj gruas Është rritur ndjeshëm. Shifrat tregojnë se dhuna ka kaluar deri në ekstrem, në vrasje.Pavaresisht se ne Shkoder, qe prej vitit 2012-te nuk eshte shenuar asnje vrasje ndaj grave, statistikat jane te frikshme. Sipas te dhenave qe raportohen nga Drejtoria e Policise se Shkodres behet me dije se zyrtarisht per dhune ndaj familje ka pasur 74 procedime penale, nderkohe qe shifra mund te jete edhe me madhe referuar rasteve te cilat nuk jane bere publike dhe ku grat nuk I jane drejtuar policise per te denoncuar dhunen ndaj tyre.Zakonisht, dhuna ndaj grave rrjedh nga pabarazitë në mes të dy gjinive, si në jetën publike ashtu dhe private. Megjithatë për Shqipërinë në veçanti, karakteri patriarkal i familjes shqiptare, izolimi nga pjesa tjetër e botës gjatë regjimit komunist dhe periudha e tranzicionit që vendi po e kalon aktualisht janë shenjat të cilat kanë përvetësuar këto praktika dhe mentalitete mesjetare.Dhuna me bazë gjinore është një abuzim i të drejtave të njeriut dhe dinjitetit. Ajo nuk është vetëm një fenomen shqiptar dhe ka ndikim tek të gjithë ne. Ajo nuk ka kufij gjeografik, etnik apo kulturorë. Gratë e dhunuara mund të jenë nga të gjitha klasat, moshat dhe racat. Kjo është arsyeja pse dhuna ndaj grave nuk duhet të shikohet vetëm si një çështje efemrave. Meshkujt duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në luftën dhe parandalimin e dhunës ndaj grave, sepse në këtë mënyrë ata parandalojnë dhune kundër nënat, motrat, bijat apo shoqet e tyre.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/IYhiKGKXO6I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakFRD, MESAZH PËR GRATË NË 8 MARS
Artikulli tjetërVRASJA NË KRYEBUSHAT, POLICIA ARRESTON NJË 31 VJEÇAR