Ka përfunduar në Shkodër edicioni i dytë i takimi ndërkombëtar të orkestrave frymore, i organizuar për dy ditë me radhë nga bashkia Shkodër dhe qendra kulturore “Pjetër Gaci”. Konkurimi final për tetë bandat pjesëmarrëse u zhvillua në teatrin “Migjeni” ku u dhanë edhe çmimet përkatëse. Fillimisht orkestra frymore “Lekë Gjergji” e shkollës “Prenk Jakova” në Shkodër,

“Besëlidhja” e Lezhës, orkestra frymore e bashkisë Durrës, “Çesk Zadeja” e Ferizaj të Kosovës, ajo e bashkisë Berat, “Afërdita” e Elbasanit, ajo e Tivarit në Malin e Zi dhe orkestra frymore e bashkisë Shkodër morën nga një çertefikatë mirënjohjeje.

Po ashtu organizatorët vlerësuan edhe nga një instrumentist të sëcilës orkestër pjesëmarrëse. Në fund juria dha edhe tre çmimet e para. Çmimi i tretë shkoi për orkestrën e Tivarit të Malit të Zi, çmimi i dytë për orkestrën “Afërdita” të Elbasanit dhe çmimin e parë e mori orkestra frymore e bashkisë Shkodër.

Ajo që synohet është që ky aktivitet me orkestrat frymore të vijojë të zhvillohet në çdo vit në qytetin e Shkodrës dhe në të ardhmen të zgjerohet edhe më shumë pjesëmarrja e orkestrave frymore si një domosdoshmëri për ta ruajtur këtë traditë.

Artikulli paraprakSHKODËR, GATI NATA E MADHE E MUZIKËS “HITET E VERIUT”
Artikulli tjetërTAKIM KOMBËTAR PËR METODAT E KËRKIMIT SHKENCOR