Festivali i filmit “Ekrani i Artit” ka përmbyllur edicionin e tretë të tij me filmin e shfaqur tek oborri i shtëpisë muze të Pashko Vasës në qytetin e Shkodrës. Në natën e fundit organizatorët menduan të paraqesin për publikun filmin e Nathaniel Kahn “The price of Everything”, një film ky që tregon botën e egër kapitaliste e cila kërkon të gllabërojë edhe artin duke menduar se gjithçka e ka një çmim.

Ky film dokumentar është sjellë nga autorja në dy këndvështrime, sjell botën e artistëve që kanë realizuar pikturat dhe atyre të tjerëve që bëjnë tregti me artin dhe shesin këto produkte në galeri. Organizatori i “Ekrani të Artit” shprehet se ky film vë në diskutim idenë që kemi për artin si një vlerë me natyrë shpirtërore.

Në ditën e fundit, artisti i mirënjohur Adrian Paci shprehet se “Ekrani i Artit” e arriti qëllimin e tij”.

Për katër ditë me radhë festivali i filmit “Ekrani i Artit” këtë vit i organizuar sërish në Shkodër nga “Art House” qendra “Arka” dhe ndihmën e vullnetarëve erdhi me shumë risi. Pas natës hapëse në teatrin “Migjeni” për tre ditë të tjera vijoi me filma të shfaqur në “Art House” por darkave edhe në oborret e shtëpive karakteristike shkodrane duke vijuar nga oborri i

Kolë Idromenos ku u bë për herë të parë kinemaja në Shqipëri, oborri i Llazanëve dhe sëfundmi shtëpia muze e Pashko Vasës duke sjellë filma nga Oberhausen Festival Film, La Shcermo dell’arte por pa harruar edhe filma nga autorë shqiptarë.

Artikulli paraprakPOSTA SHKODËR RRIT NUMRIN E SHËRBIMEVE ONLINE
Artikulli tjetërEDI RAMA: JEMI NË DETYRE EDHE NË 4 VITET E ARDHSHME