MOS RESPEKTIMI I SHENJAVE TË QARKULLIMIT SHKAK I AKSIDENTIT. Mungesa e respektimit të shenjave të qarkullimit rrugor, rikthen edhe një herë në rrugët e qytetit të Shkodrës aksidentet rrugore.

Aksidenti është rregjistruar rreth orës 12 të paradites të së dielës në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, ku kalimi i gabuar i një automjeti ka sjellë përplasjen e tre mjeteve në këtë segment rrugor. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë së qarkullimit rrugor, të cilët kanë nisur hetimet menjëherë për zbardhjen e rrethanave të ketij aksidenti. Si pasojë e përplasjes fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që si rrjedhojë e ketij aksidenti, trafiku ka pësuar rradhë të gjata. Burime pranë policisë së Shkodrës, bëjnë me dije se shkak i këtij aksidenti ka qenë mosrespektimi i shenjave të qarkullimit rrugor, ndërkohë që blutë e Shkodrës apelojnë ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet Kodin Rrugor, për të shmangur aksidentet.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/hzcyYpRuKYM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]