“Petale” është ekspozita e parë personale që vjen nga Greta Tahiraga. E angazhuar kryesisht dy vitet e fundit për pikturën por një dëshirë e kahershme e saj Greta Tahiraga ka surprizuar të gkithë me ekspozitën e saj kushtuar luleve, një simbol i qytetit të Shkodrës. Një artiste si Ermira Jahja e cila ka ndikuar tek autorja e ekspozitës vlerëson punimet e sjella nga ana e saj.

Dy artistë si skulptori Ferid Kola dhe publicisti Zija Vukaj tregojnë se punimet e Greta Tahiragës janë një art i vërtetë për të cilin një qytet si Shkodra ka gjithnjë nevojë.

Disa prej punimeve të sjella me mjeshtëri nga Greta Tahiraga të cilat mund të shiten, të ardhurat do të shkojnë per gratë dhe vajzat e dhunuara që janë pjesë e organizatës “Gruaja tek Gruaja”

Vetë autorja e ekspozitës Greta Tahiraga është e lumtur për vlerësimin që iu bë ndërsa tregon edhe frymëzimin e saj për lulet e sjella përmes pikturës.
“E përjetësova në telajo erën tande prandverë” është motoja e cila nxiti piktoren Greta Tahiraga për të sjellë ekspozitën e saj të parë personale.

Artikulli paraprak“SHPËRDORIM DETYRE” E “DHUNË NË FAMILJE”, 2 NË PRANGA
Artikulli tjetër3.5 MLN SHQIPTARË TË DREJTË VOTE NË 30 QERSHOR