SADETIN LOHJA, QËLLOHET ME ARMË ZJARRI NGA NJË DISTANCË E LARGËT DYSHOHET PËR SNAJPER.
Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e se dieles në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë të ditur se persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri nga kalaja në drejtim të banesës së 40-vjeçarit Sadetin Lohja, duke e plagosur rëndë. Burime prane policise se shkodres bejne me dije se 40 vjecari Lohja eshte qelluar nga nje distance e larget qe rrit dyshimin se ai eshte qelluar me snajper nga lart, nisur edhe nga vendodhja e shtepise se 40 vjecarit. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën, ndërsa në vendngjarje nuk ka asnjë shenjë.Ndërkohë policia e Shkodrës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje dhe shkaqeve të këtij atentati ndaj 40 -vjeçarit, duke bërë edhe kontrollin e plotë të zonës për gjetjen e ndonjë gjurmë që mund të çojë në identifikimin e autorit apo autorëve.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/s4Q1VEircKM” frameborder=”0″ allowfullscreen ]