Në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër u promovua volumi i katërt i antologjisë “Pena e Re”. Redaktori i këtij vëllimi, njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve në Shkodër thotë se falë këtij projekti janë bashkuar shkrimtar nga i gjithë rajoni.

Kryebashkiakja Voltana Ademi e pranishme në këtë aktivitet vlerësoi kontributin e shkrimtarëve shkodranë.

Skender Temali, themeluesi i antologjisë “Pena e Re” e sheh si sukses vëllimin e katërt të kësaj antologjie.

“Pena e Re” në vëllimin e katërt ka përfshirë shkrimet e 58 shkrimtarëve shkodranë por jo vetëm. Në fund të ceremonisë, shkrimtarit Skender Temali iu dhurua një trofe mirënjohjeje.