Policia vendore e Shkodrës gjatë këtij viti deri më tani ka asgjesuar 88 parcela me kanabis dhe 3841 bimë narkotike që ishin të kultivuara.

Këto rezultate të policisë u bënë të ditura nga përfaqësuesi në prefekturën e qarkun Shkodër Ndue Molla gjatë takimit të organizuar nga OSBE me qarqet Shkodër-Vlorë për luftën kundër kanabisit.

Krahasuar me 2017-ën ka katër herë më pak bimë narkotike ndërsa është e pakrahasueshme me 2016-ën vit në të cilin kanabisi lulëzoi.

Gjatë takimit të pranishëm ishin edhe kryepleq dhe një prej tyre Islam Islami, kryeplak i fshatit Shkozë në Vlorë u shpreh se kryepleqtë jetojnë nën kërcënimin e kriminelëve që merren me kanabisin.