Policia Rrugore Shkoder vijon kontollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit nga strukturat e Qarkullimit Rrugor në kuadër të sigurisë rrugore,

janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë pa Leje Drejtimi për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu Policia Rrugore në bashkëpunim me Njesinë Levizëse Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrollit me Radar, jane pezulluar 31 leje drejtimi per tejkalim te normave te shpejtesise.

Jane vendosur gjithsej 127 masa administrative.

Policia Rrugore në D. V. P Shkodër do të kontrolloje në vazhdimësi drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe do të ndëshkojë maksimalisht shkeljet që janë premisë dhe rrezik i shtuar për ndodhjen e aksidenteve rrugore.