14 shtatori është dita kur në të gjithë Shqipërinë do të nisë viti i ri shkollor 2020-2021. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Blediana Nika duke uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për këtë vit të ri shkollor deklaroi se janë 1301 nxënës që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe se në total e nisin vitin shkollor 18 mijë e 151 nxënës.

Të gjitha shkollat janë të gatshme për të zbatuar protokollin anticovid deklaron drejtorja Nika.

Për ata mësues që mund të jenë të prekur me COVID-19 ose që ka dyshime se mund të jenë të infektuar protokolli i sigurisë është i qartë se si duhet vepruar shprehet drejtorja e arsimit në Shkodër.

Ky vit shkollor është krejt ndryshe për shkak të COVID-19 dhe masave që janë marrë.