“Frikacaku bahet trim” është komedia e cila erdhi si premirë në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Dyshja e mrekullueshme e humorit Besnik Çinari dhe Zyliha Miloti, Anton Krosoj dhe tre të rinj, Ketlin Pjalmi, Ergys Saraçi dhe Vladimir Doda sollën shumë të qeshura për të pranishmit.

Në fund pas premierës, aktori dhe njëkohësh regjisori i kësaj shfaqjeje Besnik Çinari dhe autori i pjesës Qazim Çela janë të kënaqur me aktivizimin e brezit të ri.

Vetë të rinjtë tregojnë emocionet e tyre si pjesë e kësaj komedie.
“Frikacaku bahet trim” është historia e një djali i cili pasi dashurohet me një vajzë nga një person që kishte frikë nga gjithçka dhe prej të gjithëve kthehet në një person që nuk ka më frikë.

Në skenë herë pas here shfaqej një baner i kuruar me mjeshtëri nga skenografi Hysni Halili ku shkruhej rruga “Tano Banushi”, një mesazh ironik i regjisorit Çinari për një emër të madh të artit shqiptar si Tano Banushi, i lënë thuajse në harresë të plotë nga të gjithë. Në fund komedia mori duartrokitjet e publikut.