Komedia “Ah Gruaja Ime” ka ardhur si premierë në teatrin “Migjeni” nga shoqata kulturore “Zef Jubani”.

Një pjesë greke me regji të Gjovalin Stefës komedia trajton një problem social të ditëve që po kalojmë se si gratë tentojnë që përmes tradhtisë të sigurojnë poste të larta për burrat e tyre.

Kjo komedi erdhi me lojën e aktorëve të rinj të shoqatës kulturore “Zef Jubani” duke marrë edhe duartrokitjet e publikut të pranishëm në teatrin “Migjeni” të cilët pëlqyen pjesën “Ah Gruaja Ime”.