Në sallën e këshilli bashkiak të Shkodrës u prezantua plani për lëvizshmërinë dhe trafiku ose siç njihet plani i mobilitetit. Edmond Alitej, specialisti që ka bërë matjet dhe studimin për këtë plan tregoi disa prej problematikave kryesore në rrugët e qytetit siç janë dy unzat.

Një shqetësim për specialistët janë edhe parkimet për orë të tëra në rrugët e Shkodrës të cilat disa prej tyre duhet të minimizohen dhe të tjera të kthehen me pagesë.

Specialistët e pranishmit drejtuan disa pyetje ndërsa disa prej tyre u shprehën se ky plan nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete sa i përket lëvizshmërisë dhe trafikut rrugor në Shkodër

Tashmë pas kësaj dëgjese publike pritet që ku plan për lëvizshmërinë dhe trafikun të kalojë për miratim në këshillin bashkiak të Shkodrës edhe pse pati disa kritika të ndryshme.